Lidhje

Vrasësi i Ministres së Jashtme suedeze pranon krimin - 2004-01-07


Personi që dyshohet për vrasjen e Ministres së Jashtme suedeze, Anna Lindh, ka pranuar krimin.

Prokurorët suedezë dhe avokati i tij thanë se Mijailo Mijailovic e pranoi fajësinë gjatë një seance hetimore në policinë e Stokholmit, por nuk dhanë hollësi të tjera.

Muajin e kaluar, prokurorët suedezë thanë se kishin prova të DNA-së që e lidhnin zotin Mijailovic me vrasjen e zonjës Lindh. Ajo vdiq në shtator disa orë pasi u godit me thikë në një dyqan të Stokholmit.

Autoritetet kanë shprehur bindjen se sulmi nuk ishte i motivuar politikisht. Mjetet suedeze të informimit kanë njoftuar se pritet që akuzat kundër zotit Mijailovic të ngrihen më 12 janar. Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.// lk //

XS
SM
MD
LG