Lidhje

Bremer:amnisti për 500 të burgosur të parrezikshëm në Irak - 2004-01-07


Autoriteti provizor i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak ka në plan të lirojë 500 të burgosur që u ndaluan për shkak të kërcënimeve me rrezikshmëri të ulët për sigurimin.

Administratori amerikan, Paul Bremer e bëri këtë deklaratë sot në Bagdad, duke thënë se koalicioni shpreson që t’i lejojë të ndaluarit të kthehen në shtëpitë e tyre për të nxitur procesin e pajtimit në Irak. Ai tha se rreth 100 të ndaluar do të lirohen nesër.

Zoti Bremer shtoi se kjo amnisti nuk përfshin të burgosurit që i kanë “duart të lyera me gjak”. Koalicioni thotë se të gjithë ata që kanë marrë drejtpërdrejt pjesë në vrasje, ose i kanë shkaktuar plagë serioze koalicionit do të qendrojnë nën arrest. Autoriteti do të përpiqet gjithashtu ta bëjë më të lehtë për të afërmit që të vizitojnë ata që janë në burg.

Po ashtu sot, Kryeministri i Hollandës, Jan Peter Balkenende u bëri një vizitë të papritur trupave që shërbejnë në jug të Irakut. Më shumë se një mijë trupa hollandeze janë të stacionuara në provincën Al Muthanna që kontrollohet nga britanikët, në kuadrin e forcës shumëkombëshe që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara.

Të martrën, në qytetin Fallujah, rreth 50 kilometra në perëndim të Bagdadit, dëshmitarët irakianë thonë se trupat amerikane goditën një shtëpi, duke vrarë një çift që jetonte atje. Ushtria amerikane e konfirmoi incidentin.// lk //

XS
SM
MD
LG