Lidhje

Afganistani ka tani një kushtetutë të re - 2004-01-07


Pas pushtimit sovjetik prej dekadash, luftës civile dhe shtypjes brutale të regjimit taleban, populli i Afgansitanit më në fund ka bërë një hap gjigant përpara. Më 4 janar, Këshilli Kombëtar afgan ose Loya Jirga siç quhet atje prej 500 e dy anëtarësh miratoi kushtetutën e re kombëtare.

Ky proces nuk ka qenë i lehtë. Burra e gra të grupeve të ndryshme etnike nga të gjitha anët e Afgansitanit nga njëherë ngazhohehsin në debate të zjarrta. Por nga një herë demokracia kështu vepron. Në një marrëveshje me kompromis, kushtetuta afgane parashikon një qeveri presidenciale, por me një parlament më të fuqishem nga sa ishte paraparë në projekt-dokumentin fillestar. Sabghatullah Mujadedi, kryetar i Këshillit Kombëtar afgan tha se të gjitha kompromiset ishin bërë për hir të interesit kombëtar të Afganistanit.

Presidenti George W. Bush e uroi popullin afgan për miratimin e kushtetutës së tij të re. “Një Afganistan Demokratik”, tha Presidenti Bush, “do t’u shërbejë interesave dhe aspiratave të drejta të gjithë popullit afgan dhe do të sigurojë që terrori mos të gjejë më strehim në atë tokë krenare.”

“Afganistani ka ende shumë sfida, por ai vend po bën përparim dhe populli i tij është shumë larg nga skëterra që vuajti nën sundimin taleban”.

Shtetet e Bashkuara dhe më tepër se 20 vende të tjera po ndihmojnë popullin afgan në rindërtimin e vendit të tij. Atje janë meremetuar mijëra kilometra rrugë, përfshirë autostradën tepër të nevojshme Kabul-Kandahar. Një ushtri e re dhe një forcë policore po ushtrohet për të marrë përsipër sigurimin e vendit. Miliona afganë po i dërgojnë tani djemtë dhe vajzat e tyre në shkolla.

Kushtetuta afgane krijon kushte të qarta për themelimin e institucioneve demokratike dhe krijon një kornizë për zgjedhjet kombëtare në fund të këtij viti. Kushtetuta njeh se shumica e afganëve janë myslimanë dhe thotë se asnjë ligj nuk do të bjerë ndesh me islamizmin. Por në të thuhet gjithashtu se besimtarët e feve të tjera janë të lirë për të bërë ceremoni fetare në përputhje me ligjin. Kjo kushtetutë garanton të drejta të barabarta mes burrave dhe grave. Siç tha Zalmay Khalilzad, ambasador amerikan në Afgansitan “Dokumenti që miratoi Loya Jirga ose Këshilli kombëtar Afgan është Kushtetuta më e përsosur dhe më e mirë në boten islame.”//ic//

XS
SM
MD
LG