Lidhje

Zgjidhet projekti për përkujtimoren kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001 - 2004-01-07


Një juri me 13 anëtarë zgjodhi projektin për përkujtimoren kushtuar viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Përkujtimorja, e titulluar Mungesë e Pasqyruar është vepër e arkitektit Michael Arad. Elementi kryesor i veprës do të jenë dy pellgje me ujë që përfaqësojnë kullat binjake të New Yorkut, të cilat u shkatërruan nga sulmet.

Përkujtimorja do të përfshijë edhe një mur me emrat e të gjithë atyre që humbën jetën nga sulmet, si dhe të viktimave të sulmit të vitit 1993 ndaj Qendrës Botërore të Tregëtisë.

Në listën e emrave do të përfshihen edhe ato të viktimave të sulmeve terroriste në Washington si dhe të avionit që u rrëzua në Pensilvani. Juria arriti në vendimin e saj pasi kishte marrë në shqyrtim për muaj me radhë më shumë se 5 mijë projekte konkuruese.

Muajin e kaluar arkitektët paraqitën projektin e një ndërtese 540 metra të lartë, me 70 kate, për mjedise zyrash, në afërsi të vendit të planifikuar për përkujtimoren.// lk //

XS
SM
MD
LG