Lidhje

Kalendari Historik 12 janar - 2004-01-08


Më 12 janar 1839, një punishte e vogël hekuri në fshatin Mauch Chunk të Pensilvanisë Lindore, për herë të parë shfrytëzoi qymyrgurin për të kthyer mineralin e hekurit në hekur të pastër. Antraciti, i sjellë nga minierat e Pensilvanisë, digjej në temperatura shumë më të larta se sa qymyri që përdorej më parë. Zbulimi se antraciti jepte shumë më tepër rezultat në procesin e përpunimit të mineralit, lejoi prodhimin në shkallë të gjerë të hekurit. Më parë, hekuri prodhohej në sasi të vogla dhe me metoda artizanale, por shumë shpejt ai u kthye në një gjigand të industrisë, ashtu siç është edhe sot.

Më 12 janar 1948, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara votoi njëzëri për të shfuqizuar doktrinën juridike të quajtur “të ndarë por të barabartë” që kishte shërbyer si bazë për ndarjen raciale në mjediset publike. Gjykata e Lartë e kishte vendosur këtë parim 52 vjet më parë, duke u shprehur se ndarja raciale është e lejueshme, në qoftë se mjedise të njëjta por të ndara shfrytëzohen nga pakicat. Në bazë të vendimit të ri të Gjykatës së Lartë, Fakulteti Juridik i Universitetit të Oklahomës pranoi studenten zezake Ada Sipuel (A-duh Sip-yule) që të vazhdonte aty studimet. Gjykata e Lartë hodhi poshtë përpjekjet e ligjvënësve të Oklahomës për të mos lejuar integrimin racial, duke krijuar një shkollë juridike për zezakët, ku e vetmja studente do të ishte Ada Sipuel. Por Avokatët e Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë argumentuan me sukses para gjykatës se një ndarje e tillë ishte anti-kushtetuese.

XS
SM
MD
LG