Lidhje

SHBA kanë tërhequr nga Iraku një ekip që bënte kërkime për armë të paligjshme. - 2004-01-08


Sipas gazetës Nju Jork Tajms, Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr pa bujë nga Iraku një ekip ushtarak prej 400 vetësh që bënte kërkime për pajisje që lidheshin me armë të paligjshme.

Njoftimi citon zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes, që thonë se misioni i ekipit përfshinte kërkimin e raketalëshuesve që mund të përdoreshin me armët e ndaluara.

Po sipas gazetës, zyrtarët thonë se ekipi u largua pasi në thelb e kishte përfunduar punën e tij.

Megjithatë, thuhet në njoftim, në Irak ende ndodhet një ekip tjetër, i specializuar në eliminimin e mbetjeve të armëve kimike dhe biologjike.

Ai është pjesë e një grupi më të madh, i cili ka bërë kërkime për armë të shkatërrimit në masë por pa sukses.//ii

XS
SM
MD
LG