Lidhje

Greqi: Papandreu shpall kandidaturën e tij për kryetar të PASOK-ut - 2004-01-08


Ministri i jashtëm grek George Papandreou shpalli kandidaturën e tij për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Socialiste në fuqi, PASOK.

Dje, kryeministri Costas Simitis njoftoi vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga ky post. Pas kësaj, udhëheqësit e PASOK-ut shpallën planet për një Kongres të jashtëzakonshëm që do të hapet më 6 shkurt dhe ku do të votohet edhe për kryetarin e ri të partisë.

Zoti Papandreu tha sot në një mbledhje të drejtuesve të partisë se shoqëria greke ka nevojë për marrëdhënie të reja mirëbesimi me politikanët dhe me qeverinë. Ai paraqiti kandidaturën e tij për të udhëhequr këtë ”parti të madhe demokratike” siç u shpreh ai.

Zoti Papandreu vjen nga një familje politikanësh. Si i ati edhe gjyshi i tij kanë qenë kryeministra të Greqisë.

Dje, zoti Simitis propozoi 7 marsin si datën e zgjedhjeve parlamentare, datë e cila duhet të miratohet nga presidenti i vendit, Costis Stephanopulos. Afati për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve është deri në muajin maj.

Që nga viti 1981, socialistët, të cilët kanë qenë në fuqi gjatë gjithë kohës përveç tre vjetëve. Në anketat e fundit të opinionit, ata vijnë pas Partisë Konservatore Demokracia e Re.//ii

XS
SM
MD
LG