Lidhje

OKB-ja diskuton rolin e saj në Irak me ambasadorin amerikan në OKB Negroponte - 2004-01-09


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, u takua dje me një të dërguar amerikan për të diskutuar planet për rolin e ardhshëm të OKB-së në Irak.

Pas takimit të djeshëm në New York, ambasadori amerikan në OKB, John Negroponte tha se Kombet e Bashkuara kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në Irak dhe do të ishin të mirëpritura sa më parë që të jetë e mundur.

Në takimin e thirur nga zoti Annan për më 19 janar do të marrin pjesë udhëheqës të Këshillit Qeverisës Irakian dhe të autoritetit të përkohshëm i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Zoti Annan tërhoqi një pjesë të personelit të OKB-së nga Iraku pasi një kamion i mbushur me eksploziv shpërtheu pranë selisë së organizatës në Bagdad në gusht të vitit të kaluar. Nga ai shpërthim humbën jetën 22 punonjës të Kombeve të Bashkuara dhe vizitorë, përfshirë edhe të dërguarin e lartë të OKB-së në Irak, Serxhio Viera de Mello.

Dje, zëdhënësi i zotit Annan, Fred Eckhard, tha se Iraku nuk është ende i sigurtë dhe se shkalla e çdo roli të Kombeve të Bashkuara është e kufizuar nga faktori i sigurisë. Megjithatë, zëdhënësi Eckhard shtoi se sekretari Annan është në pritje të dëgjojë propozime nga përfaqësuesit amerikanë, britanikë dhe irakianë në takimin e ardhshëm.

//ze//

XS
SM
MD
LG