Lidhje

Helikopteri amerikan në Irak mund të jetë rrëzuar nga zjarri i armikut - 2004-01-10


Zyrtarë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara në Irak thonë se rezultate të hetimeve paraprake lidhur me përplasjen të enjten të një helikopteri amerikan lënë të kuptohet se ai mund të jetë rrëzuar nga zjarri i armikut.

Gjenerali Mark Kimmit u tha të shtunën gazetarëve se procesi hetimor ende nuk ka përfunduar, por njoftimet paraprake lënë të kuptohet si helikopteri ishte goditur nga zjarri i armëve. Helikopteri, i cili ishte në një mision mjekësor, u përplas në afërsi të qytetit Falluxha, duke shkaktuar vdekjen e 9 ushtarëve në bord.

Ndërkohë, ushtarë danezë kanë zbuluar mbi 30 predha mortajash nga të cilat rrjedh një lëng i panjohur. Zyrtarë ushtarakë thonë se predhat janë dërguar për kontroll për të përcaktuar nëse lëngu përmban agjentë kimikë.

Një zyrtar ushtarak amerikan tha se predhat e mortajave u gjetën të varrosura në tokë, në afërsi të qytetit jugor Basra. Ai tha se shumica e predhave ishin mbështjellë në torba plastike. //kk//

XS
SM
MD
LG