Lidhje

Guvernatorët provincialë të Iranit kërcënojnë të japin dorëheqje - 2004-01-12


Guvernatorët provincialë të Iranit kanë kërcënuar të japin dorëheqje në qoftë se nuk anullohet brënda një jave një vendim për përjashtim e të paktën 80 deputetëve reformistë nga zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm.

Zyrtarë të lartë në Teheran thanë dje se 27 guvernatorë provincash e bënë këtë kërcënim në një letër që i dërguan presidentit reformist iranian, Mohamed Katami.

Letra iu drejtua presidentit pasi ligjvënësit njoftuan se Këshilli i Lartë i Iranit, një organ i pazgjedhur i mbizotëruar nga klerikë islamikë të vijës së ashpër, kishte vendosur që 80 deputetë reformistë nuk mund të mernin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 20 shkurtit.

Reformatorët fituan zgjedhjet në parlamentin me 290 vende para 4 vjetësh, por Këshilli i vijës së ashpër gëzon kompetencat për të hedhur poshtë vendimet e parlamentit.

Dhjetra deputetë reformistë iranian filluan një protestë ulur në godinën e parlementit në Teheran, pasi lajmi u bë i njohur, ndërkohë që udhëheqësit në parlament e dënuan vendimin për t’u mohuar deputetëve reformistë të drejtëm që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Presidenti reformist, Muhamed Khatami, bëri thirrje për përmbajtje, duke thënë se do të marë masa ligjore për anullimin e vendimit. Ai pritej ta diskutonte këtë çështje me Këshillin e Lartë në të ardhmen e afërt.

Vëllai i presidentit, Muhamed Reza Khatami, është mes deputetëve reformistë. Ai kryeson grupin më të madh reformist të vendit, Frontin Iranian Islamik të Pjesëmarrjes.

//ze//

XS
SM
MD
LG