Lidhje

Populli i Afganistanit ka zgjedhur rrugën e pajtimit dhe të tolerancës - 2004-01-13


Terroristët shpërthyen lëndë plasëse në një zonë tregtare të qytetit Kandahar në Afganistan. 15 peresona, përfshirë 12 fëmijë, humbën jetën dhe 58 të tjerë u plagosën në sulmin e 6 janarit. 12 anëtarë të pakicës etnike Hazara u vranë një ditë më pas në krahinën Helamnd, kur terroristët hapën zjarr kundër një autobusi.

Mendohet se sulmet janë kryer nga mbeturia të regjimit taleban. Duke mos pasur vullnetin të angazhohen në luftime të drejtpërdrejta me forca të armatosura ushtarake e policore, talebanët parapelqejnë të vrasin fëmijë dhe civilë të tjerë të paarmatosur.

Një zëdhënës i prtesidentit afgan Hamid Karzai, tha se këta armiq të Afganistanit, të cilët fshihen në errësirë për të kryer sulme kundër qytetarëve të pafajëshëm, duhen eliminuar dhe shtoi se ata do të eliminohen.

Populli i Afganistanit ka zgjedhur rrugën e pajtimit dhe të tolerancës. Përfaqësues nga grupet e ndryshme etnike të vendit morën pjesë në Loja Xhirgën, këshillin kombëtare të Afganistanit, dhe miratuan kushtetutën e re.

I lodhur nga shtypja, ekstremizmi dhe dhuna, populli i Afganistanit ka filluar të vërë themelet e një shoqërie, në të cilën respektohen të drejtat e njeriut. Për ekstremistët talebanë dhe terroristët e qal-Kaidës, krijimi i një Afganistani demokratik përbën humbjen e tyre përfundimtare dhe ata janë pltësisht të vetëdijshëm për këtë gjë.

Presidenti Karzai tha se kushtetuta e re e Afganistanit pasqyron kërkesat e popullit nga pjesë të ndryshme të vendit deri në përmasat e mundshme dhe ka për synim të realizojë aspiratat e popullit afgan.

Presidenti Bush thotë se populli i Afganistanit ka përse të luftojë. “Afganistani, tha presidenti Bush, vazhdon të përballet me shumë sfida, por ai vend po bën përparim dhe populli i tij është çliruar plotësisht nga ankthi që përjetoi nën regjimin taleban”

“Një Afganistan demokratik, theksoi presidenti Bush, do t’u shërbejë ineresave dhe aspiratave të drejta të gjithë popullit afgan dhe do të ndihmojë për të garantuar që terrori nuk do të gjejë strehë në atë vend krenar.”//xh//

XS
SM
MD
LG