Lidhje

Sharon: do të kërkoj miratimin nga Uashingtoni dhe parlamenti - 2004-01-13


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, premtoi se do të kërkojë miratimin nga Shtetet e Bashkuara dhe nga parlamenti izraelit para se të ndërmarrë çdo hap të njëanëshëm për të ndarë Izraelin nga Palestinezët.

Zoti Sharon i tha dje parlamentit se ai do të ndërmarrë hapa të tillë vetëm nëse udhëheqësit palestinezë nuk zbatojnë planin e ri ndërkombëtar të paqes. Kryeministri Sharon ka thënë në të kaluarën se çdo hap i njëanëshëm izraelit do t’u jepte palestinezëve më pak territor se ata do të siguronin nëpërmjet negociatave.

Ndërkohë, Siria hodhi poshtë një ftesë izraelite që Presidenti Bashar al-Asad të shkojë në Jeruzalem për bisedime, duke thënë se kjo nuk përbën një përgjigje serioze ndaj një propozimi të mëparshëm sirian për zhvillimin e bisedimeve. Presidenti Moshe Katsav e bëri këtë ftesë nëpërmjet radios izraelite.//xh// 12

XS
SM
MD
LG