Lidhje

Iran: Këshilli Mbikqyrës nuk tërhiqet - 2004-01-14


Në Iran, Këshilli Mbikqyrës thotë se nuk do të gjunjëzohet para trysnisë për të përmbysur vendimin, sipas të cilit mijëra reformistë nuk lejohen të konkurojnë në zgjedhjet parlamentare të muajit tjetër.

Një zëdhënës i këshillit të pazgjedhur, i cili mbizotërohet nga klerikë të vijës së ashpër, tha se organi po kryen detyrën e tij ligjore dhe fetare. Ai shtoi se këshilli nuk do të gjunjëzohet para kërcënimeve nga anëtarë të kabinetit për të dhënë dorëheqjen.

Presidenti Muhamed Khatami thotë se ai dhe aleatët reformistë do të qendrojnë të bashkuar. Nënpresidenti Mohammad Sattarifar ka thënë se nuk ka arsye që qeveria të qendrojë në pushtet nëse ajo nuk mund të garantojë zgjedhje të lira. Por, ai shtoi se qeveria ende shpreson se do të arrijë të gjejë një zgjidhje.

Këshilli Mbikqyrës u ka mohuar më shumë se 3 mijë kandidatëve të mundshëm, përfshirë më shumë se 80 deputetëve të tanishëm, të drejtën që të konkurojnë në zgjedhje.

Këshilli nuk ka dhënë shpjegime rreth vendimit të tij, por sipas njoftimeve disa reformistë ishin përjashtuar për shkak se kanë mbajtur qendrime gjoja anti islamike.

Edhe guvernatorët e të gjitha krahinave të vendit kanë kërcënuar se do të japin dorëheqjen nëse Këshilli Mbikëqyrës nuk përmbys vendimin e tij brenda javës.//xh/

XS
SM
MD
LG