Lidhje

Kapen dy anëtarë të organizatës terroriste Brigadat e Kuqe - 2004-01-14


Policia italiane thotë se dy anëtarë të organizatës terroriste Brigadat e Kuqe u arrestuan në Kairo, një prej të cilëve ishte një grua e dënuar për pjesëmarrje në vrasjen e një ish-kryeministri italian.

Zyrtarët thonë se autoritetet në aeroportin e Kairos i ndaluan Rita Algranatin dhe Maurizio Falessin nën akuzën se po udhëtonin me dokumenta të rreme. Zyrtarët italianë po i kërkonin dy të arratisurit prej dy dekadash.

Algranati ishte dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtore në rrëmbimin dhe vrasjen e ish kryeministrit italian Aldo Moro në vitin 1978. Falessi ishte dënuar me 23 vjet burg për veprimtari armiqësore. Organizata radikale e majtiste Brigadat e Kuqe fajësohet për qindra sulme në Itali në vitet 1970 dhe 1980.

//rd//

XS
SM
MD
LG