Lidhje

Senatori Kenedi akuzon administratën, nënpresidenti Cheney merr në mbrojtje luftën në Irak - 2004-01-15


Senatori i njohur demokrat Edward Kennedy akuzoi administratën e Presidentit Bush se nuk i qendroi besnike popullit amerikan duke bërë një luftë të panevojshme në Irak, siç u shpreh ai.

Në një fjalim dje në Uashington, senatori Kennedy akuzoi Shtëpinë e Bardhë se shfrytëzoi frikën e krijuar nga sulmet e 11 shtatorit dhe, sipas fjalëve të tij, shtrembëroi të vërtetën rreth programit irakian të armëve për të justifikuar luftën. Por ai e pranoi se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta lenë Irakun në mëshirë të fatit.

Ndërkohë, në Los Angeles të Kalifornisë, nënpresidenti Dick Cheney mori në mbrojtje si ndërhyrjen në Irak ashtu edhe luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit, duke thënë se përpjekjet e administratës pasqyrojnë një qendrim të ri ndaj problemeve të sigurimit.

Ai përmendi dy ngjarje gjatë vitit 2003, të cilat i quajti fitore të mëdha: kapjen e Saddam Husseinit dhe njoftimin e Libisë se ajo do të eliminojë vullnetarisht programet e saj të armëve bërthamore dhe kimike.

Zoti Cheney tha se lufta në Irak dhe lufta kundër terrorit janë të lidhura.//ii

XS
SM
MD
LG