Lidhje

Kosova dhe plani per zbatimin e standardeve - 2004-01-15


Këshilltari i kryeministrit Bajram Rexhepi, Rexhep Hoti, thotë se në takimin e mbajtur më 13 janar, grupet e punës kanë paraqitur projekte-propozimet për përpilimin e planit për zbatimin e standarteve.

"Kjo është një ecuri mjaft e ndërlikuar, por ka edhe një interesim dhe shtytje nga faktori ndërkombëtar që këto procese të ecin edhe më shpejt. Wshtë punuar dhe po punohet dhe pritet që javën e ardhshme të shihet deri ku kanë arritur grupet punuese në finalizimin e hollësishëm në mënyrë që dy grupet përkatëse (qeveria dhe UNMIK) të arrijnë mirëkuptim dhe plani të dërgohet në Nju Jork, të ketë edhe mbështetjen e Nju Jorkut dhe Grupit të Kontaktit".

Zoti Hoti thotë se fillimisht nuk do të ketë pika për të cilat palët mund të kenë qëndrime të ndryshme. Ai thekson se ka bashkëpunim. Këshilltari I kryeministrit Bajram Rexhepi nënvizon edhe njëherë se kryeministri dhe qeveria kanë kërkuar që përfaqësuesit serbë të marrin pjesë në grupet e punës, por ata ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë apo jo.

"Është çështje e hapur, serbët duhet të marrin pjesë në grupet punuese për zbatimin e standarteve. Ata janë shumë të mirëseardhur dhe duhet të marrin pjesë sepse nga 109 standarte, 56 nën standarte kanë të bëjnë me komunitetet pakicë, me shoqërinë shumeetnike. Wshtë një fushë e tyre, ata duhet të jenë aty të pranishëm dhe janë të mirëseardhur".

Këshilltari I kryeministrit Bajram Rexhepi nënvizon se plani për zbatimin e standarteve është shumë I ndërlikuar dhe shton se ndoshta në fazat e mëvonshme, ky plan do të ketë nevojë për forma ndryshimi, lëvizjeje në zbatimin e tij. //ss//

XS
SM
MD
LG