Lidhje

4 izraelitë të vrarë, mes tyre 3 ushtarë - 2004-01-15


Një atentatore vetvrasëse palestineze aktivizoi një bombë në një pikëkalim kufitar mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, duke vranë 4 izraelitë.

Forcat izraelite të sigurimit thonë se tre nga të vrarët ishin ushtarë izraelitë. 7 veta të tjerë u plagosën, përfshirë katër palestinezë kur gruaja aktivizoi lëndën plasëse në pikëkalimin Erez.

Ka të ngjarë që Izraeli ta mbyllë pikëkalimin për disa ditë dhe disa zyrtarë izraelitë thonë se çështja e lejes së punës për palestinezët po rishikohet.

Kryeministri palestinez, Ahmed Quria, nuk e dënoi sulmin, por bëri thirrje për armëpushim nga të dy palët. Ai tha se bastisjet e herëpasherëshme të izraelitëve dhe kufizimet që u janë vënë palestinezëve, janë bërë shkak për shkallëzimin e dhunës.

Dy grupe ekstremiste palestineze, Hamas dhe Brigadad e Martirëve Al-Aqsa morrën përgjegjësinë për sulmin. Ata thanë se gruaja ishte një nënë 22 vjeçare me dy fëmijë, që jetonte në Gaza dhe ishte aktiviste e Hamasit.

Ndërkohë, zëvëndës-kryeministri izraelit Ehud Olmert, tha se vendi i tij është në pritje që Siria të trgojë se është gati të bërë lëshimet e nevojshme për të arritur paqen. Ai i bëri këto komente pasi kryeministri sirian, Mohamed Naxhi Otari, tha se nuk ka shpresë për arritjen e paqes për deri sa të jetë në pushtet kryeministri izraelit, Ariel Sharon.

//ze//

XS
SM
MD
LG