Lidhje

Shefi i shtatmadhorisë amerikane Myers bisedon në Pekin rreth Taivanit - 2004-01-15


Zyrtari më i lartë ushtarak amerikan u takua sot me shefin e ushtrisë kineze dhe ish presidentin Jiang Ze Min, në ditën e fundit të vizitës së tij në vendin komunist.

Një zëdhënës i qeverisë kineze tha se zoti Jiang dhe shefi i shtatmadhorisë amerikane Gjenerali Richard Myers, biseduan për një seri çështjesh ushtarake dhe të sigurimit.

Ai tha se takimi ndihmoi për të rritur mirëkuptimin rreth statusit të Taivanit, të cilin zoti Jiang e quan çështjen më delikate midis dy vendeve.

Gjenerali Myers tha sot se kishte zhvilluar bisedime të vlefshme me zyrtarët kinezë gjatë vizitës së tij, e cila është pjesë e një turneu njëjavor në Azi.

Nesër, gjenerali Myers do të shkojë në Australi.//ii

XS
SM
MD
LG