Lidhje

”Spirit” del në sipërfaqen e Marsit - 2004-01-15


Roboti amerikan "Spirit" i cili ndodhet në planetin Mars, u shkëput nga platforma e zbritjes dhe filloi eksplorimin e planetit të kuq për herë të parë pas arritjes atje para dy javësh.

Inxhinierët e Nasës në Kaliforni konfirmuan se mjeti robot filloi të lëvizë sot në mëngjes mbi sipërfaqen e Marsit.

Ditët e fundit, inxhinjerët e rrotulluan sondën, për ta përgatitur që ajo të shkëputej nga platforma. Ata thonë se rrotullimi ishte i nevojshëm pasi xhepat e ajrit që u aktivizuan për të zbutur efektin e zbritjes, kishin bllokuar një pjesë të platformës.

Sonda do të vëzhgojë tani sipërfaqen e planetit për 90 ditë me radhë, në përpjekje për të gjetur prova se në këtë planet mund të ketë pasur kushte të përshtatshme për ekzistencën e jetës.//ii

XS
SM
MD
LG