Lidhje

Prodi në Turqi për bisedime mbi anëtarësimin - 2004-01-15


Presidenti i Komisionit Evropian Romano Prodi mbërriti në Turqi për bisedime lidhur me kërkesën e këtij vendi me popullsi kryesisht myslimane për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Zoti Prodi pritet të mbajë një fjalim në parlament dhe të takohet me udhëheqësit turq, mes së cilëve kryeministri Recep Tayyip Erdogan. Zoti Prodi e ka vlerësuar Turqinë për miratimin e ligjeve në drejtim të reformave demokratike, mes së cilave ato për më shumë të drejta për pakicën kurde dhe për heqjen e dënimit me vdekje.

Por ai thotë se zbatimi i reformave është thelbësor që Turqia të kualifikohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Udhëheqësit e kësaj organizate po i kërkojnë gjithashtu me këmbëngulje qeverisë së Ankarasë që të ndihmojë në ribashkimin e Qipros, që mbetet e ndarë në pjesën greke dhe atë turke.//ii

XS
SM
MD
LG