Lidhje

Ushtria izraelite mbylli Rripin e Gazës - 2004-01-16


Ushtria izraelite mbylli Rripin e Gazës në përgjigje ndaj një shpërthimi vetvrasës të mërkurën, që shkaktoi vdekjen e katër izraelitëve. Mbyllja e kufirit po pengon hyrjen në Izrael të mijëra palestinezëve që punojnë atje.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhej se hyrje-daljet nga Rripi i Gazës në Izrael do të autorizohen vetëm për raste humanitare. Në të nuk thuhej se për sa kohë do të mbetet në fuqi vendimi.

Zyrtarët izraelitë thanë se për shpërthimin vetvrasës Izraeli mund të ndërmarrë edhe një sulm ushtarak ndëshkues. Shpërthimi vetvrasës i së mërkurës ndodhi në pikëkalimin kufitar kryesor midis Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Ndërkohë, gjykata e lartë e Izraelit njoftoi dje se do të mbajë një seancë lidhur me ligjësinë e murit të sigurisë, i ndërtuar nga Tel Avivi në Bregun Perëndimor, para se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ta shqyrtojë këtë projekt.

//ze//

XS
SM
MD
LG