Lidhje

Kryqit të Kuq: SHBA nuk i kanë trajtuar si duhet shqetësimet rreth të burgosurve në Gjirin Guantanamo - 2004-01-17


Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se Shtetet e Bsahkuara nuk i kanë trajtuar si duhet shqetësimet rreth burgosjes së personave të dyshuar si terroristë në Gjirin Guantanamo të Kubës.

Presidenti i Kryqit të Kuq, Jacob Kellenberger thotë se ai ishte i dëshpëruar që njerëzve, të cilët mbahen atje për gati dy vjet, si pjesë e luftës kundër terrorizmit, nuk u është lejuar kontakti me avokatë.

Ai e ngriti këtë çështje në bisedimet që pati këtë javë me zëvëndës Sekretarin e Mbrojtjes Paul Wolfowitz, Sekretarin e Shtetit Colin Powell dhe me Këshilltaren për Siguri Kombëtare Condoleza Rice. Presidenti i Kryqit të Kuq i quajti këto takime si konstruktive.

//ze//

XS
SM
MD
LG