Lidhje

Më shumë demokraci për Hong Kongun! - 2004-01-17


Sipas Ligjit-Bazë, populli i Hong Kongut gëzon shumë liri ekonomike dhe civile. I njëjti ligj parashikon edhe ecjen drejt një demokracie më të gjerë. Shtetet e Bashkuara, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher, mbështesin fuqimisht demokracinë nëpërmjet reformës elektorale dhe të drejtës së votës. “Ne mendojmë se këto çojnë përpara zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe janë të thelbësore për begatinë e qendrueshmërinë e Hong Kongut në kuadër të suazës së një vendi dhe dy sistemeve”.

Është e qartë se populli i Hong Kongut mbështet zgjerimin e demokracisë. Më një janar, dhjetëra-mijëra demonstrues marshuan në mënyrë paqësore në mbështetje të kërkesave që kreu i degës ekzekutive dhe anëtarët e legjislaturës së Hong Kongut të zgjidhen me vota të drejtpërdrejta.

Sipas Ligjit-Bazë, Hong Kongu është një rajon i posaçëm administrativ i Kinës me një shkallë të lartë autonomie. Aktualisht, kreu i degës ekzekutive emrohet nga një komitet 800 anëtarësh. Dhe vetëm 50 përqind e anëtarëve të Këshillit Legjislativ të Hong Kongut zgjidhen me vota të drejtëpërdrejta. Pjesa tjetër përzgjidhen nga bisneset dhe grupet profesionale, qytetare e politike. Sipas nenit 68 të Ligjit-Bazë, objektivi përfundimtar i qeverisë është zgjedhja e të gjithë anëtarëve të Këshillit Legjislativ përmes zgjedhjeve të përgjithshme. Përkrahësit e demokracisë në Hong Kong kërkojnë zgjedhjen e kreut të degës ekzekutive me vota të drejtpërdrejta në vitin 2007 dhe të të gjithë anëtarëve të Këshillit Legjislativ në vitin 2008.

Tani, thotë zoti Boucher, është koha për diskutime rreth mënyrës sesi në Hong Kong të marrë pushtetin një qeveri e zgjdhur në mënyrë demokratike. “Ne shprehim, siç e kemi shprehur edhe më parë, mbështetjen tonë për demokraci. Ka ardhur koha për këshillime intensive në shkallë të gjerë në Hong Kong në mënyrë që popullit të tij t’i jepet mundësia të përcaktojë vetë sistemin e përshtatshëm për të”.

Mbështetja amerikane për demokraci nuk është e veçantë për Kinën apo Hong Kongun. Shtetet e Bashkuara mbështesin demokracinë në shkallë botërore. //az//

XS
SM
MD
LG