Lidhje

Këshilli Mbikëqyrës iranian rishqyrton vendimin e tij për zgjedhjet - 2004-01-18


Këshilli i fuqishëm Mbikëqyrës i Iranit thotë se ka filluar të shqyrtojë një nga një çështjet e kandidatëve, të cilëve u është mohuar e drerjta të konkurojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një zëdhënës tha se këshilli e filloi procesin e shqyrtimit të shtunën, duke vënë në zbatim urdhrin e udhëheqësit suprem të vendit, Ajatollah Ali Khamenei, që u dha pas protestave të forta nga anëtarë të parlamentit, guvernatorë dhe zyrtarë të qeverisë.

Javën e kaluar, këshilli, anëtarët e të cilit nuk zgjedhen me vota, u mohoi të drejtën rreth 33 përqind të 8 mijë e 200 kandidatëve që shpresojnë të konkurojnë në zgjedhjet e shkurtit. Shumica janë reformistë, 80 prej tyre anëtarë të legjislaturës së tanishme.//xh//

XS
SM
MD
LG