Lidhje

Presidenti Bush përgatitet për fjalimin mbi gjendjen e vendit - 2004-01-19


Presidenti Bush po përgatitet të mbajë fjalimin mbi gjendjen e vendit gjatë të cilit ai do të hedhë bazat e stategjisë për t’u rizgjedhur dhe do të shpallë programin e tij politik për këtë vit.

Fjalimi i presidentit Bush në Kongres do të transmetohet drejtëpërdrejt nga televizioni duke i dhënë atij rastin të përpiqet për të argumentuar se Shtetet e Bashkuara janë më të begata dhe më të sigurta nën udhëheqjen e tij.

Presidenti pritet të bëjë thirrje për ti bërë të përherëshme shkurtimin e taksave dhe të theksojë arritjet në ekonomi si dhe sukseset në luftën në Irak.

Megjithatë demokratët po e kritikojnë presidentin Bush për shtimin e ngadaltë të vendeve të punës dhe për sulmet e vazhdueshme kundër trupave amerikane në Irak.//ii

XS
SM
MD
LG