Lidhje

Patriots dhe Panthers do të ndeshen për superfinalen. - 2004-01-19


Ekipi Panthers i Karolinës fitoi 14-3 ndaj Eagles të Filadelfias. Rezultati i mbremshëm shënoi humbjen e tretë rradhazi për Eagles në lojrat kualifikuese për superfinalen. Filadelfia mbeti e zhgënjyer mbrëmë nga humbja. Panthers të Karolinës i siguruan vetes një fitore të shkëlqyer dhe daljen në finale. Ndërkohë finalistja tjetër, Patriots ka realizuar 14 fitore rrjesht pa asnjë humbje në fushën e vet. New England humbi vetëm dy ndeshje në sezonin e rregullt të ligës. Për ekipin Patriots është hera e dytë në tre vjet që marrin pjesë në Super Bowl, ose në superfinalen.

BASKETBOLL

Ndërkohë në basketboll, ekipi Spurs i San Antonios, që luan për të mbrojtur titullin kampion,fitoi dje 109-92 ndaj Celtics të Bostonit. San Antonio e ka mundur 12 ndeshje rradhazi Bostonin dhe që nga 1993-shi ka fituar 18 herë dhe ka humbur vetëm një ndeshje. Në Phoenix të shtetit Arizona, skuadra Suns, i rrëmbeu lojën Portlandit, duke fituar 96 - 92, dhe duke i shkaktuar humbjen e pestë radhazi ekipit Trail Blazers. Joe Johnson shënoi 25 pikë për Phoenix, si dhe koshin e fitores në 18 sekondat e fundit të lojës. Trail Blazers të Portlandit kanë humbur nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit.

XS
SM
MD
LG