Lidhje

Kontingjenti jo-luftarak japonez hyn në Irak - 2004-01-19


Një kontingjent pararojë forcash japoneze hyri në Irak në përgatitje për dislokimin e një personeli jo-luftarak prej 1 mijë vetësh.

Është hera e parë që Japonia dërgon trupa në një rajon lufte që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kryeministri i Japonisë Juniçiro Koizumi e mori në mbrojtje vendimin e qeverisë për dërgimin e trupave në Irak megjithë kundërshtimin e fortë brenda vendit.

Ai tha se t’i japësh Irakut ndihmë për rindërtim është një përgjegjësi globale që i takon edhe Japonisë.

Sipas një ankete të kryer nga agjencia e lajmeve Kyodo dhe që u botua dje, më shumë se gjysma e të pyeturve u shprehën se ishin kundër dërgimit të trupave në Irak.//ii

XS
SM
MD
LG