Lidhje

Mjekësi dhe shkencë: shtohen sëmundjet kronike të mushkërive - 2004-01-20


Ndërkohë që numri i vdekjeve nga sëmundje të tjera vjen duke rënë, vdekjet nga sëmundjet kronike të mushkrive vazhdojnë të shtohen. Sipas një studimi, arsyeja e kësaj dukurie është shtimi i numrit të grave mbi 40 vjeç që pinë duhan. Materiali në vazhdim na njeh me këtë dhe të reja të tjera nga mjekësia.

64 vjeçari Jozef Mazzara ka më se 26 vjet që vuan nga mushkritë. Ai shkoi tek mjeku për analiza të zemrës dhe u konstatua se vuante nga sëmudnja kronike e mushkrive. Jozef ka vështirësi në frymëmarrje dhe i shmanget veprimeve fizike.

”Mezi marr frymë thotë ai. Duket se mushkritë nuk janë në gjendje të thithin shumë oksigjen. Ato nuk janë aq elastike sa më parë. Nuk kam fuqi. Kur lodhem, presioni diastolik i gjakut më rritet së tepërmi.”

Krahas problemeve me zemrën, për 45 vjet Jozef pinte shumë duah. Ai e la duhanin para dy vjetësh. Një mjedis me tym përbën një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes kronike të mushkrive.

Doktor Sonia Buist thotë se numri i të prekurve nga sëmundjet kronike të mushkrive është shtuar dukshëm në mbarë botën.

Në Shtetet e Bashkuara ky numër është rritur më shumë pasi numri i grave 40-5- vjeçare që pinë duhan është rritur gjithashtu. Mjekja Buist është eksperte e sëmudnjeve të mushkrive. Ajo thotë se njerëzit duhet njihen me rrezkun e kësaj sëmundjeje.

Shpesh të sëmurët diagnostikohen me sëmudnujen kronike të mushkrive kur arrijnë mëoshën 50 vjeç, dhe kur sëmudnja ka përparuar dukshëm. Arsyeja për këtë thotë mjekja, është se siptomat duken fillimisht të zakonëshme, për shembull kollë e lehtë që njerëzit e lidhin me duhanin. Pastaj simptomat shtohen, me vështirësi në frymëmarrje, dhe për këtë shpesh i hidhet faji moshës.

Mjekja Buist thotë se në fakt këto të gjitha janë shenja të sëmundjes kronike të mushkrive, dhe kontrolle sistematike tek mjeku do të bënin që në shumë ratse kjo sëmundje të parandalohej.

***

Një fëmijë kamboxhian që i kaloi 10 vjetët e para të jetës së tij me një fytyrë krejt ndryshe nga ajo e moshatarëve të tij, tani po i gëzohet një fillimi të ri. Kjo është fytyra fillestare e Son Sinit, i lindur me një lloj deformimi që lejonte trurin e tij të dilte mbi pjesën ballore të kokës. Një mjek i forcave ajrore amerikane e pa atë gjatë një vizite në Kamboxhia dhe e solli në Shtetet e Bashkuara.

Son Sini iu nënshrua një operacioni në spitalin e fëmijëve në San Diego të Kalifornisë ku kirurgu Steven Cohen dhe neurologu Hal Meltzer hoqën pjesën e deformuar nga fytyra e tij. Brenda më pak se një jave, fashot u hoqën nga fytyra duke i dhënë rast Son Sinit të shikonte fytyrën e tij të re.

***

I njëjti grup shkencëtarësh që punoi për hartimin e kodit gjenetik të njeriut tani po punon për kodin gjenetik të qenit. Ata thonë se në botë ekzistojnë qen të llojeve dhe përmasave të ndryshme dhe gjenet e tyre duke i studiuar në mënyrë krahasuese mund të hedhin dritë mbi shumëllojshmërinë e njerëzve; përse disa janë të dobët, disa të shëndoshë, disa të shkurtër e disa të gjatë. Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të vijnë nga qentë, thonë ata.

Qentë dhe njerëzit kanë 18 mijë gjene, por jo të gjitha ato luajnë role të ngjashme. Kjo është arsyeja që njeriu nuk ka bisht, megjithatë, kodi gjenetik i qenit është pak më i afërt me atë të njeriut sesa me atë të një kali.

Por shkencëtarët mendojnë se hartimi i kodit gjenetik të njeriut mund të ndihmojë për zgjidhjen e disa problemeve që ndeshen te njerëzit. Për shembull thonë ata, qentë dhe njerëzit shpesh vuajnë nga të njëjtat sëmundje siç është diabeti ose shfaqin të njëjtat sjellje apo reagime ndaj faktorëve të jashtëm duke shprehur njësoj ndjenja të tilla si zemërimin, gëzimin ose dëshpërimin.

XS
SM
MD
LG