Lidhje

SHBA: Senatori Kerri fiton ne Iowa, gara vazhdon - 2004-01-20


Senatori i shtetit Masaçusets, John Kerry ishte fituesi në provën e parë madhore për zgjedhjen e kandidatit presidencial të Partisë Demokrate. Senatori Kerry u radhit i pari në shtetin Iowa me 38 përqind të votave, i ndjekur nga senatori i Karolinës së Veriut John Edwards me 32 përqind.

Senatori John Kerry i shtetit Massachusetts deklaroi se do të vazhdojë ta përqendrojë vemendjen te nevojat e amerikanëve të thjeshtë.

Ai i bëri komentet pas fitores në garën e parë të rëndësishme midis demokratëve për zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Senatori Kerry u deklaroi mbështetësve sot në shtetin New Hampshire se ai mund të punojë më mirë se sa presidenti Bush në zgjidhjen e shqetësimeve që kanë amerikanët.

Fushata e senatorit mori një shtytje mbrëmë kur ai fitoi në konkurrimin midis kandidatëve demokratë në shtetin Iowa.

Senatori Kerry, veteran i dekoruar i luftës së Vietnamit, fitoi 38 përqind të votave, i pasuar nga Senatori John Eduards i Karolinës së Veriut me 32 përqind.

Ish guvernatori i shtetit Vermont, Howard Dean, i cili fillimisht kryesonte anketat, doli i treti me 18 përqind të votave.

Të tre kandidatët kryesorë arritën sot në mëngjes në New Hampshire për zgjedhjet paraprake në këtë shtet që zhvillohen javën tjetër.

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve për disa mandate me radhë, Richard Gephardt, nga shteti Mizuri zuri vendin e katërt me 11 përqind dhe u tërhoq nga gara presidenciale.

Anketat e sotme tregojnë se në shtetin New Hampshire, zoti Dean ka 28 përqind mbështetje, senatori Kerry 20 përqind dhe gjenerali në pension Wesley Clark 19 përqind.//ii

XS
SM
MD
LG