Lidhje

Uashingtoni i kërkon OKB-së të vendosë për zgjedhjet në Irak - 2004-01-20


Zyrtarët amerikanë dhe irakianë u kërkuan Kombeve të Bashkuara të vendosin nëse zgjedhjet e drejtpërdrejta në Irak janë apo jo të realizueshme para afatit të 30 qershorit për kalimin e pushtetit. Shefi i administratës amerikane në Irak, Paul Bremer dhe anëtarë të Këshillit Qeverisës Irakian u takuan në hënën në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Kofi Aannan.

Kjo vizitë u bë ndërkohë që udhëheqësit shiitë irakianë kritikojnë planin amerikan për kalimin e pushtetit brenda 30 qershorit në duart e një qeverie jo të zgjedhur me vota të drejtpërdrejta, e cila do të bënte përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve brenda vitit tjetër.

Pas takimit prej dy orë e gjysmë me udhëheqësit e Këshillit Qeverisës irakian dhe të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, tha se të gjitha palët u pajtruan se në Irak do të zhvillohen zgjedhjet së shpejti. Çështja është se kur.

Udhëheqësit e shumicës shiite të vendit kërkojnë zhvillimin e menjëhershëm të zgjedhjeve. Të tjerë, përfshirë koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, thotë se mbajtja para kohe e zgjedhjeve mund të jetë më e dëçmëshme sesa e dobishme.

Sekretari Anan tha se pos shqyrton kërkesën për dërgimin në Irak të një ekipi që të vlelrësojë nëse atje mund të zhvillohen zgjedhjet brenda disa muajsh: “Çështja tani është nëse në Irak ekzistojnë rrethanat e duhura teknike, politike dhe të sigurimit për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme brenda muajit maj të këtij viti.”

Kryeadministratori amerikan në Irak, Paul Bremer, tha se bisedimet çuan në mirëkuptimin e përgjithshëm se organizata botërore duhet të rifillojë të luajë rol të rëndësishëm në Irak. Ai tha se forcat amerikane dhe irakiane kanë rënë dakord të garantojnë sigurinë e personaelit të OKB-së në atë vend, por shtoi se nuk u tha se kur mund të kthehet në Irak personeli i saj i plotë ndërkombëtar. //xh//

XS
SM
MD
LG