Lidhje

Presidenti Bush mban sonte fjalimin mbi gjendjen e vendit - 2004-01-20


Presidenti Bush po përgatitet të mbajë të martën në mbrëmje fjalimin vjetor mbi gjendjen e vendit, në të cilin pritet t’u thotë amerikanëve se Amerika është në rrugën e duhur. Fjalimi para dy dhomave të Kongresit i jep Presidentit Bush rastin në këtë vit zgjedhjesh të argumentojë se Shtetet e Bashkuara janë më të sigurta nën udhëheqjen e tij.

Pritet që fjalimi të fillojë me komente mbi sigurinë kombëtare, duke theksuar sukseset e luftës në Irak, përfshirë kapjen e udhëheqësit të përmbysur, Sadam Husein. Njoftohet se ai do të bëjë thirrje që shkurtimet e taksave të realizuar nën administratën e tij, të bëhen të përhershme. Demokratët do të përgjigjen me kritika ndaj moskrijimit të vendeve të reja të punës dhe politikës së presidentit në Irak.

Ka të ngjarë që ky të jetë fjalimi presidencial më i gjithanëshëm i këtij viti. Presidenti do të paraqitet në një seancë të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit për të radhitur përparësitë e politkës së tij të brendshme dhe të jashtme dhe për të folur mbi gjendjen aktuale të vendit.

Këtë vit, fjalimi mbahet një ditë pasi demokratët filluan procesin e zgjedhjes së kandidatit të tyre për president, me zhvillimin e konferencave partiake në shtetin Iowa.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë lënë të kuptohet se plani i Presidentit Bush është që ta zhvendosë prëqendrimin nga demokratët tek arritjet e tij dhe vizioni për të ardhmen. Ata e cilësojnë fjlaimine këtij viti mbi gjendjen e vendit si një vështrim në të ardhmen, por në të cilin do të rreshtohen edhe sukseset e arritura gjatë tre viteve të fundit.

Pritet që presidenti të përqendrohet tek temat binjake të sigurisë kombëtare dhe ekonomike. Presidenti Bush dha një përvijim të fjalimit të sotëm ditën e shtunë në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, në të cilin tha se Amerika po i përmbush përparësitë e saj, duke u konfrontuar me rreziqet jashtë vendit dhe duke ndërtuar begatinë në vend.//xh// 28

XS
SM
MD
LG