Lidhje

Presidenti Bush do të mbajë sonte fjalimin e përvitshëm mbi gjendjen e vendit - 2004-01-20


Presidenti Bush do të mbajë sonte fjalimin e përvitshëm mbi gjendjen e vendit, ku pritet që ai të mbrojë vendimin për ndërhyrjen në Irak dhe të parashtrojë përparësitë e politikës së brendëshme.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë lanë të kuptohet se presidenti do ta shfrytëzojë fjalimin para dy dhomave të Kongresit për të zhvendosur vemendjen e amerikanëve nga rivalët demokratë tek arritjet e tij gjatë tre vjetëve të kaluar.

Pritet që ai të flasë edhe për temat e njohura të sigurisë kombëtare dhe ekonomisë.

Fjalimi mbahet në një kohë kur një anketë e gazetës Washington Post dhe rrjetit televiziv ABC, ka arritur në përfundimin se amerikanët janë përgjithësisht të pakënaqur me politikën e brendëshme të Presidentit Bush.//ii

XS
SM
MD
LG