Lidhje

Shiitët zhvillojnë marshime në Bagdat dhe në qytete të tjera irakiane - 2004-01-20


Mijëra përkrahës të një kleriku të ri mysliman shiit po zhvillojnë marshime në Bagdat dhe në qytete të tjera irakiane.

Demonstruesit kërkojnë ekzekutimin e udhëheqësit të përmbysur irakian Saddam Hussein, i cili aktualisht mbahet nën arrestin amerikan.

Protestuesit thonë gjithashtu se kundërshtojnë propozimet për krijimin në Irak të një sistemi federal, për të cilin ata shqetësohen se do ti jepte më shumë pushtet kurdëve dhe myslimanëve sunitë se sa shumicës shiite.

Protestat e sotme ishin organizuar nga kleriku Moktada al-Sadr, i cili që nga rënia e Saddam Husseinit ka grumbulluar rreth vetes një numër të madh simpatizantësh midis shiitëve të rinj.//ii

XS
SM
MD
LG