Lidhje

Prodi: Shqipëria duhet të bëjë përparim në zbatimin e reformave - 2004-01-21


Presidenti i Komisionit Evripian, Romano Prodi, u takua të mertën me kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, për bisedime mbi marrëdhëniet e Tiranës me Bashkimin Evropian.

Pas bisedimeve në Bruksel, zoti Prodi u tha gazetarëve se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të bëjë përparim në aspektin e zbatimit të reformave nëse me të vërtetë kërkon të hyjnë në radhët e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Nano i cilësoi bisedimet e djeshme si të frytshme, duke thënë se të dyja palët u pajtuan se është nevoja që Shqipëria të përshpejtojë reformat në sistemin jurdik, të bëjë më shumë për të luftuar grupet e krimit të organizuar dhe të përmirësojë sigurinë kufitare.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian e paralajmëroi Shqipërinë se përparimi i saj i ngadaltë në zbatimin e reformave mund të pengojë anëtarësim e saj në Bashkimin Evropian. //xh//

XS
SM
MD
LG