Lidhje

SHBA: Ekspertët diskutojnë për armët e dyshuara të Koresë së Veriut - 2004-01-21


Një ekspert amerikan i armëve bërthamore u tha ligjvënësve të Kongresit se nuk është i bindur që Koreja e Veriut është e aftë të prodhojë armë bërthamore me plutonium.

Siegfried Hecker, ish-kreu i Laboratorit Kombëtar Los Alamos ishte anëtar i një delegacioni jozyrtar prej pesë vetësh që vizitoi kompleksin bërthamor sekret të Yongbyonin në Korenë e Veriut më 8 janar.

Sot, ai dëshmoi para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se Koreja e Veriut mund të ketë aftësinë të prodhojë plutonium, por ai i vuri në dyshim hamendjet se ky vend komunist mund të dijë se si ta përdorë këtë material në një pajisje bërthamore.

Ndërkohë një tjetër anëtar i delegacionit, ish-zyrtar amerikan, u shpreh se kishte parë që tregojnë se Peniani mund të ketë rifilluar programin e armëve bërthamore.//ii

XS
SM
MD
LG