Lidhje

SHBA: Demokratët intensifikojnë fushatën presidenciale - 2004-01-21


Ndërkohë, demokratët që konkurojnë për emrimin si kandidat i partisë së tyre për president kanë intensifikuar fushatën në shtetin Nju Hampshër pas fitores së papritur të Senatorit Jahn Kerry të shtetit Maseçusets në konferencat partiake të në Iowa.

Në garën e parë të fushatës presidenciale të këtij viti, veterani i dekoruar i Luftës në Vjetnam, u pasua nga Senatori John Eduards i Karolinës së Veriut dhe nga ish guvernatori i shteit Vermont, Howard Dean, i cili kryesonte në anketat e opinionit publik.

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Riçard Gephart nga shteti Mizuri, u tërhoq nga gara presidenciale pasi u radhit i katërti në Iowa. Ish udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve tha se do të kthehet në Uashington për të përfunduar mandatin e tij të tanishëm, por nuk do të konkurojë më pas 28 vjetësh në këtë detyrë.

Sipas një ankete të fundit të opinionit publik, ish guvernatori Dean kryeson garën e demokratëve në Nju Hampshër me 28 përqind, i pasuar nga Senatori Kerry me 20 përqind dhe gjenerali Uesli Klark me 19 përqind.

Tre kandidatët e tjerë demokratë për president janë Senatori Xhozef Liberman i shtetit Konektikat, vepërimtari i të drejtave civile, Al Sharpton dhe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Denis Kusiniç nga shteti Ohajo.//xh//

XS
SM
MD
LG