Lidhje

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane: Takime në Kongres - 2004-01-21


Vetëm pak orë para se presidenti Bush të mbante fjalimin e tij, organizata lobiste Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane zhvilloi një takim në një nga sallat e selisë së Kongresit për të diskutuar mbi shqetësimet e kësaj shoqate e veçanërisht mbi statusin e Kosovës. Me këtë rast, dy anetare me ndikim te Kongresit amerikan, në një letër drejtuar kolegëve të tyre bejne thirrje qe te bashkohen me ta ne perkrahje te projekt rezolutes se paraqitur vitin e kaluar per mbeshtetjen e pavaresise se Kosoves.

Ne letrën drejtuar anëtareve të Kongresit, kryetari i Komisionit per Marredhëniet me Jashte, Henry Hyde dhe anëtari i ketij komisioni, Tom Lantos thone se arritja e qëndrueshmerise politike dhe ekonomike në Kosovë e Ballkan kërkon më shume sesa ndihmë rindertimi. Ajo kerkon zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosoves. Në letër thuhet se është koha që Shtetet e Bashkuara të shpallin përkrahjen e tyre për pavarësine e Kosoves duke iu përmbajtur parimeve që ato vete i kanë njohur, se e drejta e vetvendosjes është e drejtë themelore e të gjithë popujve.

Vetëm dy orë para se presidenti Bush të fillonte fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit, dhe kur ligjvenesit kishin filluar të mbushnin sallën e Kongresit, drejtori politik i personelit te Komisionit te Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob King u shkput për disa minuta nga puna e tij per t'u transmetuar shqiptaro amerikanëve mesazhin e ligjvënësve Hyde e Lantos.

“Ne”tha zoti King, “ jemi të kënaqur që miqtë tanë shqiptaro amerikanë ndodhen këtu në këtë ngjarje të vëçante. Është veçanërisht me vend që ata janë këtu pasi gjendja në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin ku jetojne shqiptarë është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, ashtu si dhe qëndrueshmeria dhe e ardhmja e asaj pjese të botës”

Letra duket se është nje riafirmim i projekt rezolutes 28 e dalë nga dëshmitë dhe debatet e zhvilluara vitin e kaluar në Komisionin e Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë. Projekt rezoluta u hartua edhe me punën dhe këmbënguljen e Lidhjes qytetare Shqiptaro Amerikane e kryesuar nga Jozef Dioguardi.

“Ne” tha zoti Dioguardi, “duhet të ndjehemi të gëzuar që numri 1 i republikaneve dhe numri 1 i demokrateve në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë vazhdojnë të mos harrojnë se çështja me e rëndësishme është pavarësia për Kosovën.”

Pjestarët në darkën e mbrëmëshme ishin kryesisht anëtare të këshillit drejtues të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane. Ata kishin ardhur nga mbarë Shtetet e Bashkuara ku organizata ka deget e saj. Mund të thuhet se Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane e drejtuar nga ish ligjvënësi Jozef Dioguardi dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloys, ështe shoqata e parë lobiste shqiptaro amerikane, e cila u pasua pastaj nga organizata të tjera lobiste shqiptare. Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane shënon këtë vit 15 vjetorin e krijimit te saj.

XS
SM
MD
LG