Lidhje

Kuvajti gati për të pakësuar borxhin e Irakut - 2004-01-21


Kryeministri kuvajtian thotë se vendi i tij është i gatshëm të pakësojë borxhin prej miliarda dollarësh që Iraku i ka Kuvajtit, nëse parlamenti e miraton një gjë e tillë.

Sheiku Sabah al-Ahmed al-Sabah i tha sot agjencisë shtetërore të lajmeve Kuna se falja e borxhit do të negociohej vetëm me një qeveri irakiane të njohur nga komuniteti ndërkombëtar dhe nuk do të përfshinte kompensimet e luftës që ka detyrim Iraku ndaj Kuvajtit për pushtimin e vitit 1990.

Sheiku al-Sabah i bëri komentet pas një takimi me të dërguarin e posaçëm amerikan James Baker. Ndërkohë, pranë qytetit Mosul në veri të Irakut, nga shpërthimi i një bombe në rrugë u plagosën të paktën 10 persona.//ii

XS
SM
MD
LG