Lidhje

Efedra: e dëmshme për shëndetin e njeriut - 2004-01-22


“Tani është momenti për të ndalur përdorimin e këtij produkti, tha Sekretari i Shëndetësisë Tommy Thompson, “Ky element është shumë i rrezikshëm për përdorim.”

Ndalimi i këtij produkti ishte rezultat i një studimi të gjerë shkencor me pjesëmarrjen e më shumë se 16 mijë vetave, i cili tregoi se efedra kishte efekte negative shëndetësore.

Ky stimulant i ngjashëm me amfetaminën është fajësuar për afro 155 vdekje, kryesisht si rezultat i infarkteve apo hemoragjisë celebrale edhe në persona që nuk kishin më parë probleme dhe përdornin dozat e rekomanduara të efedrës. Arsye për këto efekte është ndikimi i efedrës në shpejtimin e rrahjeve të zemrës dhe ngushtimin e enëve të gjakut.

Shefi i Agjencisë Federale amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet, Mark McClellan, tha se agjencia e tij po njofton konsumatorët si dhe 62 prodhues të afedrës se do të nxjerrë një urdhëresë që ndalon shitjen dhe përdorimin e saj.

Shumë shkencëtarë thanë se ishte e pamundur të provohej nëse efedra është e padëmshme, pasi në studimet që u bënë para hedhjes së saj në treg, nuk përfshiheshin personat me probleme shëndetësore, të cilët janë segmenti më i rrezikuar nga përdorimi i stimulantëve.

Në vitin 1997, prodhuesit e efedrës bllokuan përpjekjet e Agjencisë Federale të Ushqimit dhe Ilaçeve për të shkruar në etiketat e shitjes paralajmërime për rreziqet e mundshme të këtij stimulanti. Prodhuesit e efedrës këmbëngulnin se nuk kishte prova të mjaftueshme për rrezikshmërinë e stimulantit. Ende nuk dihet nëse prodhuesit e efedrës do të ngrenë padi për ta bllokuar vendimin e ri të qeverisë.// lk //

XS
SM
MD
LG