Lidhje

Kryeministri izraelit tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen megjithë akuzat për korrupsion - 2004-01-22


Kryeministri izraelit Ariel Sharon, tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen megjithë akuzat për korrupsion të bëra kundër tij dhe mundësinë që ndaj tij të ngrihet padi zyrtare.

Në një intervistë të publikuar sot, zoti Sharon thotë se as që bëhet fjalë për dorëheqje.

Zyrtarë të ministrisë izraelite të drejtësisë thanë dje se do të vendosin brenda pak javësh ose muajsh nëse do të ngrenë apo jo padi ndaj kryeministrit, lidhur me zërat se ka pranuar para nga një biznesmen i njohur i akuzuar se i ka dhënë rryshfet zotit Sharon në vitet 90.

Zoti Sharon ishte ministër i jashtëm në atë kohë. Kryeministri ka thënë më parë se nuk ka bërë asgjë në kundërshtim me ligjin. Avokati i biznesmenit thotë gjithashtu se klienti i tij është i pafajshëm.//ii

XS
SM
MD
LG