Lidhje

1,5 miliardë dollarë dhuratë për organizatën "Salvation Army" - 2004-01-22


Organizata bamirëse botërore ”Salvation Army” do të marrë një prej dhuratave më të mëdha të dhëna ndonjëherë: një shumë prej rreth 1,5 miliardë dollarësh, nga Joan B. Kroc, e veja e themeluesit të kompanisë MacDonalds.

Zonja Kroc, e veja e zotit Ray Kroc, vdiq në tetor të 2003-it. Ajo njihej për dhurimin e qindra mijëra dollarëve për të nxitur paqen, zhvillimin e arsimit, shërbimin shëndetësor dhe artin në të gjithë botën.

Dhurata e tanishme e zonjes Kroft është me e madhja që i jepet ndonjëherë një shoqate bamirëse dhe renditet e nënta mes shumave që i janë dhuruar ndonjëhere organizatave jo-fitimiprurëse.

Dhurata më e madhe, është shuma prej 6 miliardë dollarësh që themeluesi i Mikrosoftit, Bill Gates dha për fondacionin Bill dhe Melinda Gates. Dhurata e zonjës Kroc do të përdoret për ndërtimin e qendrave të reja të shoqatës ”Salvation Army” në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Gjysma e shumës do të perdoret për ndërtimin e tyre dhe gjysma tjetër, do të përdoret për organizimin e veprimtarive të këtyre qendrave.

Organizata ndërkombetare e krishterë ”Salvation Army”, u themelua ne vitin 1865. Misioni i saj është përhapja e fesë së krishterë, ndihmat për zhvillimin e arsimit dhe uljen e varfërisë, si dhe programe të tjera bamirëse për shoqërinë.// lk //

XS
SM
MD
LG