Lidhje

Roli i gruas në Afganistan - 2004-01-22


Kohët e fundit, stacioni televiziv i Kabulit transmetoi një koncert të këngëtares së njohur Ustad Mahwash. Ishte hera e parë në 12 vjet që një këngëtare dilte në televizionin afgan. Grupet fetare konservatore dhe disa anëtarë të gjykatës së lartë afganase, u shprehen kundër këtij transmetimi. Por zëdhënësi i stacionit televiziv, Abdul Rahman Panjshiri, tha se transmetimi i koncertit ishte normal dhe se gruaja nuk mund të përjashtohej nga ekrani.

Këshilli Kombëtar i Afganistanit, i njohur me emrin Loja Gjirga, ka miratuar një kushtetutë që njeh barazinë ndërmjet burrave dhe grave. Rreth 20 përqind e delegatëve në Këshillin Kombëtar janë gra. Gjithashtu, me kushtetutë gratë duhet të përbëjnë 25 përqind të përfaqësuesve të dhomës së ulët të parlamentit të vendit.

Gratë afganase gëzojnë edhe poste qeveritare. Dy gra mbajnë poste të larta në kabinetin e vendit...postin e Ministres së Mardhënieve për Gratë dhe atë të Ministres së Shëndetësisë. Gjithashtu komisioni për të drejtat e njeriut në Afganistan, një organizatë e pavarur, drejtohet nga një grua.

Ministria e Tregtisë ka krijuar një departament për të ndihmuar gratë që dëshirojnë të merren me biznes. Shtetet e Bashkuar vazhdojnë të ndihmojnë programet kundër analfabetizmit për gratë në dialektet afganase, Dari e Pashtu, si dhe t’u mësojë gjuhën angleze të interesuarave. Afro katër milion fëmijë vazhdojnë studimet në bangat e shkollës, ndër ta, rreth 1 milion vajza, më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e Afganistanit.

Të financuara nga Shtetet e Bashkuara, shumë programe shëndetsore vazhdojnë të funksionojnë në atë vend, për të përmirësuar jetën e grave dhe burrave afganas. I tillë është edhe një program që synon kualifikimin e mamive. Synimi i këtij programi është shpëtimi i jetës së nënës dhe bebeve, në një vend ku vdekjet gjatë shtatëzanisë janë ndër më të lartat në botë. Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell, sheh përparime të konsiderueshme në Afganistan.

”Ne nuk e kemi harruar rrezikun që ende egziston në Afganistan nga elemetët talebanë, por ne do të vazhdojmë kursin tonë".

Siç thotë edhe mësuesja, Nazeefah Nazeer nga Kabuli, situata paqësore që mbizotërn tani në vend, na bën optimistë për të ardhmen. *kh*

XS
SM
MD
LG