Lidhje

SHBA: Senatori Xhon Kerri kryeson garën e demokratëve - 2004-01-22


Kandidati demokrat për president, senatori John Kerry ka dalë në vend të parë në New Hampshire, duke kryesuar me 10 përqind më shumë ndaj rivalit Howard Dean të partisë së tij.

Disa orë para debatit të sotëm televiziv të kandidatëve demokratë, një anketë e gazetës Boston Globe tregon se zoti Kerry kryeson me 31 përqind, i ndjekur nga Howard Dean me 21 përqind dhe gjenerali Klark me 16 përqind.

Analistët thonë se zoti Kerry ka dalë në krye në shtetin New Hampshire i ndihmuar nga fitorja e papritur në Iowa.

Votimet në New Hampshire zhvillohen më 27 janar.

Ndërkohë, presidenti Bush do të mbajë sot një fjalim në një akademi ushtarake në shtetin jugperëndimor të Nju Meksikos, ku do të flasë rreth luftës kundër terrorizmit dhe përpjekjeve të qeverisë për forcimin e sigurisë kombëtare. Presidenti pritet po ashtu të flasë përmes telefonit edhe në një protestë këtu në Washington të grupeve që janë kundër abortit.

Në fjalimet që po mban gjatë vizitave në shtete që kanë rëndësi të madhe për rizgjedhjen e tij, Presidenti po prek tema për të cilat ai foli edhe të martën në fjalimin mbi gjendjen e vendit.// lk //

XS
SM
MD
LG