Lidhje

Anan u bën thirrje udhëheqësve të përqendrohen tek çështje të ngutshme ekonomike - 2004-01-23


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të përqendrohen tek çështje të ngutshme ekonomike, të cilat tha ai janë lënë mënjëanë për shkak të konfliktit në Irak dhe luftës globale kundër terrorit.

Zoti Anan e bëri këtë koment në Formunin Ekonomik Botëror në Davos, pak para thirrjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, John Ashcroft, drejtuar komunitetit ndërkombëtar prë të ndihmuar në çrrënjosjen e terrorizmit dhe vendosjen e lirisë në Irak.

Zoti Ashcroft pranoi se Shtetet e Bashkuara po përballen me vështirësi në Irak, por theksoi angazhimin amerikan ndaj paqes dhe lirisë.

Më parë zoti Annan vuri në dukje se shqetësimet e sigurimit kanë larguar vëmendjen nga çështje kritike si varfëria, shëndetësia dhe arsimi, duke thënë se ka ardhur koha që rendi ndërkombëtar i ditës të nbalancohet.

Ai paralajmëroi se lufta kundër terrorizmit, sikurse vetë terrorizmi, nuk kërcënon vetëmpaqen e sigurinë, por edhe thellon ndarjet kulturore, fetare dhe etnike dhe rritë shqetësimet rreth të drejtave të njeriut e lirive civile.//ii

XS
SM
MD
LG