Lidhje

Presidenti Bush: lufta kundër terrorizmit po e shkatërron al-Qaiden - 2004-01-23


Presidenti Bush thotë se lufta kundër terrorizmit e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po e shkatërron ngadalë por me vendosmëri rrjetin terrorist al-Qaida.

Ai tha sot në Washington, në një konferencë të Kryetarëve të Bashkisë, se drejtuesit e rrjetit terrorist mund të jenë ende aktivë, por operativët e rangjeve të mesme, siç tha ai, janë nxjerrë jashtë loje.

Presidenti tha se lufta kundër terrorizmit është e një lloji të ri që kërkon metoda të reja.

Ai iu referua konkretisht Ligjit Patriot, që zgjeron kompetencat e agjencive të ruajtjes së rendit për të gjurmuar terroristët.

Veprimtarët e të drejtave civile thonë se Ligji Patriot shkel liritë bazë, por presidenti tha përsëri sot se nuk duhet lejuar shfuqizimi i tij.//ii

XS
SM
MD
LG