Lidhje

NASA: “Spirit” mund të mos funksionojë për disa javë - 2004-01-23


Inxhinierët e angjencisë amerikane të hapësirës thonë se roboti i tyre eksplorues në Mars që ka patur defekte, mund të mos funksionojë për disa javë.

Ndërsa ekspertët përpiqeshin të zbulonin se cila ishte arsyeja e avarisë tek roboti Spirit, ky i fundit papritur rifilloi të premten transmetimet me radio.

Megjithatë, sinjalet përmbanin përgjithësisht mesazhe të pakuptueshme dhe kompjuteri i robotit nuk i ndoqi komandat e dërguara nga toka.

NASA thotë se problemet e roboti janë “kritike”, por pritet që ai të rifillojë të paktën një pjesë të punës shkencore për ekplorimin e sipërfaqes së Marsit. Një tjetër robot amerikan i hapësirës pritet të ulet në Mars nesër në mëngjes. //kk//

XS
SM
MD
LG