Lidhje

Populli i Irakut po gëzon lirinë e vet të re - 2004-01-24


Populli i Irakut po gëzon lirinë e vet të re. Gjatë regjimit të fundit, përparësia jonë e vetme ishte si të mbijetonim, tha Muna Khder, vullnetare në Qendrën Irakiane për të Drejtat e Njeriut. Zonja Khder tha se shpreson se mund të mësojë diçka rreth demokracisë. Që prej përmbysjes nga pushteti të regjimit të Sadam Huseinit, shumë irakianë të tjerë janë bashkuar me të në këtë dëshirë.

Takime lokale po zhvillohen në gjithë vendin. Në një forum në Mosul, pjesëmarrësit që folën ishin të një mendimi se Iraku duhet të jetë demokratik. Por nuk është për t’u hapitir që irakianët kishin mendime të ndryshme për sa i përket mënyrave se si duhet zbatuar demokracia. Gazeta The Wall Street Journal shkruante se Ghanim al-Basso, guvernatori provincial i rajonit të Mosulit, tha: “Ne duhet të veprojmë si një dorë, si një zemër. Por demokracia është një fjalë e re për ne, shtoi ai, dhe ne nuk kemi përvojë me të.”

Irakianët po bëjmë më shumë se sa debatimi i formave dhe mekanizmave të demokracisë. Ata kanë filluar gjithashtu të jetojnë në demokraci. Po publikohen qindra gazeta me një gamë të gjerë mendimesh. Në Bagdad, dyqanet janë të mbushur me artikuj të ndryshëm. Janë hapur kafene interneti dhe muzika luhet kudo.

Por tani, pas përmbysjes nga pushteti të regjimit bathist, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe populli i Irakut ndeshen ende me mbeturinat e përkrahësve të dhunshëm të Sadam Huseinit. Këta vrasës, së bashku me terroristët e huaj, përbëjnë një rrezik të vazhdueshëm. “Sidoqoftë, tha presidenti Bush, ne po bëjmë përparim kundër tyre.”

“Detyra e rindërtimit të një Iraku të ri është e vështirë, por edhe e drejtë. Prandaj Amerika ka qënë gjithnjë e gatshme të bëjë çështë e mundur për të realizuar diçka pozitive. Janarin e kaluar, ligji i vetëm i Irakut ishte egoizmi i një personi brutal. Sot, koalicioni ynë po punon me Këshillin Qeverisës Irakian që të hartojë një ligj bazë, i cili do të përfshinte edhe Billin e të Drejtave. Ne po punojmë me irakianët dhe Kombet e Bashkuara për të përgatitur kushtet për kalimin e sovranitetit të plotë irakianëve deri në fund të qershorit."

“Ndërkohë që demokracia hedh rrënjë në Irak, armiqtë e lirisë do të bëjnë çdo gjë të mundur brënda fuqive të tyre që të përhapin dhunë dhe frikë, tha presidenti Bush, por shtoi ai, vrasësit do të dështojnë dhe populli irakian do të jetojë në liri.”

//ze//

XS
SM
MD
LG