Lidhje

OKB-ja do të vlerësojë mundësinë e zgjedhjeve para 30 qershorit në Irak - 2004-01-24


Diplomatë të Kombeve të Bashkuara thonë se Sekretari i Përgjithshëm Kofi Anana do të njoftojë javën e ardhshme se do të dërgojë një mision në Irak për të vlerësuar mundësitë për zhvillimin e zgjedhjeve para afatit të 30 qershorit.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë t’i japin fund ndërhyrjes në Irak brenda qershorit, duke i kaluar pushtetin një qeveria irakiane të përzgjedhur përmes një seri konferencash rajonale.

Mirëpo ky plan është kundërshtuar me forcë nga udhëheqës shiitë irakianë, të cilët bëjnë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta kombëtare para afatit të 30 qershorit.

Gazeta Washington Post njofton se Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë ndryshime rrënjësore në planin e tyre për kalimin e pushtetit në duart e një qeveria irakiane për shkak të kundërshtimeve nga komuniteti shiit.

Sipas Washington Postit, ideja e organizimit të konferencave publike mund të braktiset dhe të shqyrtohen forma të tjera votimi, megjithëse zyrtarë amerikanë kanë lënë të kuptohet se është e pamundur që zgjedhjet e drejtpërdrejta mbarëkombëtare të organizohen dhe të zhvillohen para 30 qershorit.

Ndërkohë, zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se një helikopter u përplas të dielën në qytetin Mosul dhe se të dy pilotët figurojnë të humbur. Zyrtarët thanë se helikopteri ishte në një mision kërkimi e shpëtimi për një ushtar amerikanë që njoftohet se kishte humbur në Lumin Tigër.

Po të dielën, zyrtarët të Pentagonit thanë se një ushtar amerikan u vra në një sulm me granada në qytetin qendror Beixhi, duke rritur në 10 numrin e personave që humbën jetën në katër sulme të veçanta guerile në të ashtuquajturin Trekëndshi Suni gjatë 24 orëve të fundit.

XS
SM
MD
LG