Lidhje

Powell: armët irakiane të shkatërrimit në masë mbeten një pyetje e hapur - 2004-01-25


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se është një pyetje e hapur nëse Iraku i kishte eliminuar armët e shkatërrimit në masë para se forcat amerikane të sulmonin këtë vend marsin e kaluar. Zoti Powell tha se nuk e di nëse do të gjenden këto lloj armësh në Irak ose nëse Sadam Huseni kishte sasi të tyre. Ai i bëri këto komente në përgjigje të komenteve të ish udhëheqësit të ekipit amerikan për kërkimin e këtyre armëve në Irak, zotit David Kay, i cili dha dorëheqjen nga ky post të premten. Zoti Kay tha se ai kishte dyshime se Iraku kishte mbajtur stoqe të armëve të shkatërrimit në masë pas vitit 1991. Presidenti Bush e kishte përdorur faktin se Iraku kishte armë të shkatërrimin në masë si njërën ndër arsyet e tij kryesore për të sulmuar Irakun.

//ad//

XS
SM
MD
LG