Lidhje

Iran: Ligjvënësit thonë se Këshilli Mbikqyrës Islamik i ka vënë veton një projekt-ligji - 2004-01-25


Ligjvënësit iranianë thonë se Këshilli Mbikqyrës Islamik me pikëpamje konservatore i ka vënë veton një projekt-ligji që kishte për synim të dobësonte rolin e këshillit në procesin e zgjedhjeve parlamentare.

Ligjvënësit dhe njoftimet bënë dje të ditur se këshilli me 12 anëtarë i cilësoi ndryshimet ligjore si në kundërshtim me kushtetutën dhe me ligjet islamike të Iranit. Këshilli ka fuqinë t’u vërë veton ligjeve të miratuara nga parlamenti i mbizotëruar nga reformistët.

Në një sesion urgjent dje parlamenti miratoi një ligj për reforma i cili nuk do t’i lejonte Këshillit të skualifikonte kandidatët për poste të zgjedhura, me përjashtim të rastit të kriminelëve.

Këtë muaj, Këshilli ndaloi mijëra kandidatë reformistë të konkuronin në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të ardhshëm. Që nga ajo kohë, Këshilli ka lejuar për konkurim 300 kandidatë me urdhër të Udhëheqësit të Lartë Iranian dhe pas protestave të shumta nga ligjvënës reformistë dhe zyrtarë qeveritarë.

Parlamenti e cilësoi ligjin e reformave si tepër urgjet, një term që përdoret vetëm kur vendi është në rrezik të madh politik. Ky cilësim nuk është përdorur që pas Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979.

//ze//

XS
SM
MD
LG